Bankimi në Internet

Arrini me siguri llogaritë tuaja përmes platformës sonë për bankim në internet; kryeni veprimet bankare nga çdo vendndodhje.

Mund ta përdorni 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, duke kryer të gjitha veprimet pa u kufizuar nga koha dhe vendi. Shumë veprime që mund të kryhen në degë, mund t’i realizoni edhe më lehtë dhe me avantazhe më të mëdha përmes platformës për bankim në internet.

Për të përfituar nga platforma jonë për bankim në internet, duhet të keni një llogari rrjedhëse në bankën tonë. Thjesht vizitoni degën ku ndodhet llogaria juaj me dokumentin tuaj të identifikimit, plotësoni Formularin e Aplikimit për Platformën për Bankim në Internet dhe nënshkruani Marrëveshjen për Bankim në Internet.