Karta e Debitit:
• Bankkart është forma më e sigurtë e parave të gatshme. Ju mundëson përdorimin e parave tuaja dhe kryerjen e blerjeve 365 ditë në vit, 24 orë, pa pasur nevojë të mbajtjes së parasë së gatshme.
• Përmes ATM-ve të bankës sonë, mund të kontrolloni bilancin e llogarisë suaj, të tërhiqni dhe depononi para kur të dëshironi.
• Mund të tërhiqni para nga çdo ATM që ka emblemën MasterCard.
• Mund të bëni blerje në Kosovë dhe në mbarë botën në miliona pika tregtare.
• Vizitoni degën më të afërt me të dhënat e llogarisë dhe dokumentin tuaj të identifikimit dhe përfitoni nga lehtësitë që ofron Bankkart.
Karta e Kreditit:
Njihuni me avantazhet e Bankkart, ku karta e debitit dhe karta e kreditit janë të kombinuara në të njëjtën kartë!
Me Bankkart që ofron Ziraat Bank, karta e kreditit dhe karta e debitit bashkohen në një kartë të vetme. Pas vendosjes së kartës në POS ose ATM, ju mund të vendosni se cilën kartë dëshironi të realizoni transaksionin.
• Nevojat tuaja për para të gatshme mund t’i përmbushni menjëherë nga ATM-të tonë, si dhe nga çdo ATM tjetër me emblemën MasterCard brenda dhe jashtë vendit.
• Mund të kryeni blerje brenda dhe jashtë vendit në mënyrë të sigurt me PIN-in e kartës tuaj.
• Në internet, mund të përdorni veçoritë e kartës bankare dhe kartës së kreditit duke përdorur sistemin e sigurisë 3D Secure për blerje online.
• Me veçorinë “me rreze” të Bankkart, përjetoni blerje të shpejta dhe të sigurta.