Hyni me siguri në llogaritë tuaja përmes Online Banking dhe kryeni veprimet bankare kudo që ndodheni.
Mund ta përdorni 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe të kryeni të gjitha veprimet tuaja pavarësisht nga koha apo vendi. Shumë nga veprimet që zakonisht realizohen në degë, mund t’i kryeni më lehtë dhe me kushte më të favorshme përmes platformave tona online.
Për të përfituar nga shërbimet tona online, ju duhet të keni një llogari rrjedhëse në Bankën tonë. Mjafton të paraqiteni personalisht në degën më të afërt së bashku me dokumentin e identifikimit dhe të nënshkruani Marrëveshjen e Shërbimeve Online.