Mos i humbni klientët që përdorin kartela debiti dhe krediti!
Përmes shërbimeve tona për Pikat e Shitjes (POS), ju mundësojmë të pranoni kartat e kreditit dhe të debitit, të cilat po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë paratë në dorë.
Pranohen pagesat me kartat që mbajnë logon e MasterCard, të cilat janë ndër skemat më të njohura ndërkombëtare.
POS Mobil me Lexues Kontakti
• Pajisje POS që mund të bartet pa kabllo dhe lejon pagesën e produktit apo shërbimit pranë klientit.
• Funksionon me teknologjinë SIM kartë dhe në çdo vend ku operojnë operatorët celularë.
• Falë lexuesit pa kontakt, ofron shpejtësi dhe lehtësi në blerje.
• Gjithashtu pranon edhe transaksione me kontakt.