Bankimi përmes Internetit

Qasuni me siguri në llogaritë tuaja me Platformën tonë të Internetit Korporativ; kryeni transaksionet bankare nga vendi ku ndodheni.

Mund ta përdorni 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, duke realizuar të gjitha transaksionet pa u kufizuar nga koha apo vendndodhja. Shumë nga transaksionet që mund t’i kryeni në degë, mund t’i realizoni edhe më në mënyrë më të favorshme përmes internetit.

Për të përfituar nga Platforma jonë e Internetit Korporativ, duhet të keni një llogari kursimi pa afat në Bankën tonë. Mjafton të paraqiteni personalisht në degën ku keni llogarinë, me dokument identifikimi, të plotësoni Formularin e Aplikimit për Bankim përmes Internetit dhe të nënshkruani Marrëveshjen përkatëse për Bankim përmes Internetit.