Rreth Nesh

E themeluar në vitin 1863, Ziraat Bank është bankë Turke më rrënjë më të thella, e cila ofron gamë të gjerë të shërbimeve bankare në Turqi. Është një nga bankat më të mëdha të vendit me 12% pjesëmarrje në pasuritë total të shtetit. Banka gjithashtu qëndron si një fuqi kombëtare dhe rajonale me aftësinë për të ofruar shërbime të integruara financiare.

Zirrat Bank që nga themelimi i saj ka financuar të gjithë sektorët e ekonomisë, ka gjeneruar vlerë dhe ka qenë forcë lëvizëse e zhvillimit ekonomik.

Banka menaxhon një ndër portofolet më të mëdha të Turqisë, udhëheq sektorin me një grup të gjerë të produkteve dhe shërbimeve, ka “know-how” dhe përvojën në treg të pakrahasueshëm, posedon strukturë sinergjike me degët e saj, burimet njerëzore superiore dhe strukturë të fuqishme financiare. Ziraat Bank ofron shërbime të vazhdueshme dhe superiore për klientët e saj të ndarë në segmentet bankare sipërmarrëse, të korporatave, komerciale dhe indivudual me më shumë se 1800 degë në Turqi dhe më shumë se 90 degë ndërkombëtare në 18 shtete.

Në Kosovë, Ziraat Bank shërben klientëve të saj me anë të Degës së Prishtinës.